20-04-2024

Komuna e Prizrenit tregon për rritjen e sigurisë përmes shenjëzimit, por rreziku është në trotuar  

Drejtoria e Shërbimeve Publike, në kuadër të Komunës së Prizrenit ka njoftuar se ka filluar realizimin e projektit “Vendosja e Shenjëzimit Horizontal dhe Vertikal”, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Referuar njoftimit, në kuadër të këtij projekti, në hyrje dhe dalje të Prizrenit janë vendosur shirita vibrues dhe shenjëzime horizontale e vertikale.

“Këto punime së shpejti do të realizohen edhe në fshatrat e komunës së Prizrenit. Përmes këtyre aktiviteteve, Drejtoria e Shërbimeve Publike ka për qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion për të gjithë qytetarët”, thuhet në njoftim.

Por, derisa këtu flitet për rritjen e sigurisë, në një foto të publikuar, shihet se në trotuar mungon kapaku i një pusete, që paraqet rrezik për këmbësorët, sidomos gjatë natës. /GazetaePrizrenit.net

Lexo edhe:

Komuna e Prizrenit del keq edhe në fushën e Infrastrukturës rrugore (Dokument)

Asnjë koment

Comments are closed.