25-04-2024

Prizren:  Vdiq dhe u varros veprimtarja e çështjes kombëtare,  Mihrije Bytyqi

Vdiq dhe u varros veprimtarja e çështjes kombëtare në orët e para të viteve 1981, Mihrije Bytyqi.

Ajo ishte torturuar egërsisht nga ish-sigurimi shtetëror jugosllav. Ishte burgosur, por në mungesë të fakteve, pas një muaji lirohet, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Mihrije Krasniqi- Bytyçi ishte e diplomuar në Fakultetin juridik në Prishtinë, ishte kuvendare e Kuvendin e Prizrenit dhe ka punuar në Shërbimin sprovues të Kosovës në Prizren.

E ndjera ishte pjesë e strukturave drejtuese të  Gruas Demokratike të Kosovës në Prizren.

Me këtë rast, PDK në Prizren dhe kryetari i saj, Shaqir Totaj përmes telegramit ka ngushëlluar  familjarët,  miqtë dhe të afërmit e saj, e cila humbi anëtaren më të dashur në familjen e saj.

Me angazhimin dhe përkushtimin e saj të palodhshëm, la shembullin e saj më të mirë, se si të veprojnë dhe si të punojnë gjeneratat e reja, në të mirë të Republikës së Kosovës”, thuhet ndër të tjera në telegram. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.