Prizren: 30 ditë paraburgim për të dyshuarin që i ndihmoi hajnave të maskuar në rastin e grabitjes
Caktohet masa e paraburgimit ndaj një(1) të pandehuripër shkak të dyshimit të bazuar seka kryer veprën penale ndihma në grabitje.
Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar:
– Me dashje ndihmon personat e tjerë për kryerjen e veprave penale, duke i ‘u dhënë këshilla ose udhëzime, e pastaj duke i ‘u premtuar se do t ‘i fsheh provat e kryerjes së veprës penale, kurse me datë 15 nëntor, në orët e vona shkon me veturë dhe i merr të pandehurit L.L., dhe I.Q., (të cilët paraprakisht dyshohen që të maskuar e të armatosur kishin kryer grabitjet dhe veprat tjera), të njëjtit i pandehuri A.A., i dërgon në Prishtinë.
Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.
Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka vlerësuar se me qëndrimin në liri i pandehuri mund të fshihet apo të jepet në arrati me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale për shkak të dënimit të lartë që parashihet për këtë vepër, si dhe ne ndërlidhje me veprat tjera penale që dyshohet ti kenë kryer të bashkëpandehurit e të cilat janë të natyrës së rëndë dhe me rrezikshmëri të madhe shoqërore, andaj duke marrë parasysh këto rrethana i pandehuri mund të jetë i pa arritshëm për organet e ndjekjes, me çka do të pamundësojë dukshëm zhvillimin normal të procedurës penale.
Nga të lartcekurat, Gjykata ka ardhur në përfundim se caktimi i paraburgimit në këtë fazë është i arsyeshëm dhe i domosdoshëm, dhe kjo masë i shërben efikasitetit të procedurës penale ngase do të mundësoj zhvillimin normal të hetimeve, do të parandaloj ikjen apo fshehjen e të pandehurit e poashtu edhe rrezikun e përsëritjes së ndonjë vepre penale, thuhet në njoftim.