29-04-2024

Prizren: 39-vjeçari gjendet i përgjakur në rrugë, dërgohet me urgjencë në spital

Në Prizren një person është gjetur i gjakosur në rrugën ‘Edit Durham’ në orët e hershme të mëngjesit.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se  39-vjeçari është dërguar atje me urgjencë dhe pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se ai ka lëndime të lehta në pjesën e kokës.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë dëshminë e viktimës, i cili ka pohuar se derisa ishte në një lokal bilardoje dhe duke pirë alkool, është sulmuar nga disa persona.

Njësitë policore kanë marrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore që ndihmojnë në identifikimin e personave të dyshuar dhe zbardhjen e rrethanave të rastit,

Me urdhër të Prokurorit, rasti është cilësuar ‘Lëndim i lehtë trupor’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve.

Lexo edhe:

Auditori gjen se Komuna e Prizrenit zotoi mjete buxhetore pas nënshkrimit të kontratave (Dokument)

Asnjë koment

Comments are closed.