Prizren: 398 persona të arrestuar gjatë prillit për moszbatim të masave ndaj Covid-19

Këto të dhëna janë siguruar nga raportet 24 orësh të PK-së, për periudhën 1 prill – 30 prill 2020.

Sipas të dhënave të PK-së, numri më i madh i të arrestuarve ka qenë në rajonin e Prishtinës, ku për 232 raste të tilla janë arrestuar 514 persona.Në rajonin e Prizrenit janë raportuar 248 raste me 398 persona të arrestuar, në rajonin e Gjakovës 70 raste me 152 persona të arrestuar, kurse në atë të Pejës janë raportuar 66 raste me 117 persona të arrestuar.

Tutje, në rajonin e Gjilanit është raportuar për 69 raste me 106 persona të përfshirë, përderisa në atë të Ferizajt është raportuar për 33 raste me 71 persona të përfshirë.Sipas raporteve të publikuara nga ana e PK-së gjatë muajit prill, në rajonin e Mitrovicës së Jugut janë paraqitur 49 raste me 61 persona të përfshirë, ndërsa në atë të Veriut 17 raste me 19 persona të përfshirë.Ndryshe gjatë muajit në fjalë, në Departamentin e Kufirit janë raportuar 13 raste me 25 persona të arrestuar./betimipërdrejtësi/