20-04-2024

Prizren: ”Një mal me zyrtarë ligjor ”Komuna paguan avokat mbi 16 mijë Euro për ta përfaqësuar Komunën

Zyra e Përfaqësuesit Ligjor, Zyra Ligjore që ka zyrtarin e lartë ligjore dhe Drejtorin e Zyrës Ligjore, nuk i kanë mjaftuar Komunës së Prizrenit që të “ ndihet e sigurtë përball ligjit”.

Kjo pasi që Komuna e Prizrenit me datë 18.02.2020 ka nënshkruar një kontratë në vlerë prej 16,393.20 Euro me “Zyrën e Avokatisë Blerim Mazreku “ Sh.P.K nga Prizrenit, shkruan Lajme365.

“ Ofrimin e shërbimeve juridike ligjore për nevojat e Komunës së Prizrenit “  thuhet se është arsyeja e nënshkrimit të kësaj kontrate.

Periudha e realizimit të kësaj kontratë është 6 muaj, duke filluar nga data e nënshkrimit (18.02.2020) .
Autoriteti Kontraktues – Komuna e Prizrenit ka arsyetuar nënshkrimin e kësaj kontrate me faktin se vet ka dështuar ta plotësoj stafin e zyrës të shërbimeve juridike për Komunën, dhe grumbullimi i lëndëve ka filluar dhe askush nuk është i përfaqësuar në Komunën e Prizrenit në Gjykatën Themelore të Prizrenit.

Kjo kontratë është nënshkruar pa publikimit të njoftimit për kontratë dhe në procedurë të negociuar.

Komuna e Prizreni ka zyrën e saj ligjore, në të cilën angazhohen përfaqësuesi ligjore për të prezantuar Komunën në Gjykatën Themelore të Prizrenit, në seancat ku Komuna e Prizrenit është paditëse ose e paditur (departamenti civil) dhe për të përfaqësuar Komunën e Prizrenit në seanca ku Komuna është palë e dëmtuar, (departamenti penal) si rastet kur Prokuroria ngrit aktakuza ndaj inspektorëve të Drejtorisë së Inspektoratit dhe Komuna cilësohet si palë e dëmtuar nga Prokuroria.

Me 16 janar Prokuroria e Prizrenit kishte arrestuar Arben Krasniqin – udhëheqës i zyrës ligjore i autorizuar për të përfaqësuar Komunën në Gjykatë, dhe Shqipëron Krasniqin – përfaqësues ligjor i Komunës, dhe që të dy të arrestuarve ju kishte caktuara masa e paraburgimit, shkruan Lajme365.

Shefi i zyrës ligjore, Arben Krasniqi, dhe zyrtari ligjor, Shqipron Krasniqi, ishin arrestuar nën dyshimet për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Prokuroria e Prizrenit po pretendon se zyrtarët ligjorë të ndaluar kanë lejuar këmbimin e pronës së paluajtshme të Komunës së Prizrenit në kundërshtim me ligjin.

Sipas dyshimeve të Prokurorisë të dy të pandehurit në një kontest civil në asnjë seancë gjyqësore nuk e kanë kundërshtuar propozimin për shkëmbim të pronës, që sipas prokurorisë është në dëm të Komunës dhe që të njëjti pretendohet se nuk kanë paraqitur ankesë ndaj vendimit të Gjykatës.

Që të dy të dyshuarit mbrohen në liri, ndërsa procedura e hetimit vazhdon nga ana e Prokurorisë.

Pas arrestimit të dy të dyshuarve, Zyra Ligjore e Komunës së Prizrenit “ pezulloi “ punën dhe aktivitetin e saj, dhe Komuna mbeti pa përfaqësues në lëndët në Gjykatën Themelore të Prizrenit.

Andaj kjo ceket edhe si njëra ndër arsyet e nënshkrimit të kontratës në vlerë prej 16 mijë Euro.

Kjo kontratë i është dhënë “ Zyra e avokatisë Blerim Mazreku “ Sh.P.K nga Prizreni e cila përfaqësohet nga avokati Blerim Mazreku, i cili në disa procese gjyqësore njëherit është edhe avokat mbrojtës i dy drejtorëve të Komunës të cilët po përballen me aktakuza për vepra penale të korrupsionit.

Levent Kasëmi Drejtor i Shërbimeve Publike, akuzohet se ka keqpërdorur detyrën derisa ishte kryetar i Komisionit për dhënien në shfrytëzim dhe këmbim të pronës së paluajtshme të Komunës së Prizrenit, ndërsa të njëjtin para Gjykate në dy seanca gjyqësore e kishte përfaqësuar avokati Blerim Mazreku sipas autorizimit privat.

Gjithashtu edhe Islam Thaqi Drejtor i Inspektoratit akuzohet për rastin e njohur si “ Abi Çarshia, ndërsa edhe drejtorin Thaqi para Gjykate e mbron avokati Blerim Mazreku.

Naim Cahani nga organizata KDI ka vënë në pikëpyetje këtë kontratë.

“ Kë e mbron dhe përfaqëson komuna jonë në çështjet penale? Zyrtarët e saj që janë të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare? “ ka thënë Cahani.

Cahani ka potencuar kërkesat e shoqërisë civile dhe organizatave që minotorojnë punën e omunës për të suspenduar dhe shkarkuar zyrtarët që përballen me aktakuza për vepra penale korruptive “Në anën tjetër komuna në bazë të kësaj kontrate ka lënë hapësirë dhe mundësi që zyrtarëve komunal t’ja mbuloj shpenzimet e mbrojtjes në procedurat gjyqësore penale me taksat tona “.

“ Uroj të mos ketë ndodh një gjë e tillë ndryshe do të jetë një nga skandalet më të mëdha të kësaj qeveri komunale “ përfundon Cahani.

Dorëheqje, shkarkime e aktakuza për keqpërdorime të detyrës zyrtare ndaj drejtorëve të Komunës kanë karakterizuar dy vitet e para të qeverisjes së Haskukës.

Ertan Simitçi ish drejtori i Financave ishte i pari që u përball me aktakuzë të Prokurorisë për vepra penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, i njëjti pas presionit publik dha dorëheqje.

Levent Kasëmi, Fejzë Kabashi dhe Refik Shaqiri janë drejtorët që u përfshinë në aferën me pronën komunale, ndërsa Shaqiri ka dhënë dorëheqje dy drejtorët tjerë vazhdojnë të mbajnë këto pozita.

Islam Thaqi drejtori i Inspektorateve dhe 6 zyrtarë tjerë u përfshinë në aktakuzën e Prokurorisë për rastin e shumëpërfolur “ Abi Çarshia”.

Të gjithë drejtorët që janë në detyrë vazhdojnë në jenë në procedura të hapura gjyqësore, ndërsa pritet rifillimi i punës së Gjykatës.

Mytaher Haskuka në mungesë të gatishmërisë për të mbajtur premtimin e tij për qeverisje pa aktakuza, aktakuzat e prokurorisë po i quan tentativë për bllokim të Komunës që udhëheq duke thënë se këto aktakuza po ia pamundësojnë punën Komunës së Prizrenit. /Lajme365.

Asnjë koment

Comments are closed.