19-04-2024

Prizren: 52-vjeçarja me probleme mendore tenton të bëjë vetëvrasje

Një grua e moshës rreth 52-vjeçare në Prizren dje ka tentuar t’i jap fund jetës së saj, shkruan Gazeta Sinjali.

52-vjeçarja dyshohet se ka konsumuar preparate për konservimin e perimeve, ndërkohë që dëshmitarët kanë njoftuar se viktima dyshohet se ka probleme mendore.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Policia është informuar për një viktimë femër e moshës 52 vjeçare që ka qenë pa vetëdije dhe pasi i është dhënë ndihma e parë mjekësore është dërguar në spitalin rajonal në Prizren”, tha ai për Sinjalin.

Ai ka njoftuar se viktima pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore është dërguar në spitalin rajonal të Prizrenit dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 16:00 në rrugën “Demonstratat” në Prizren./Gazeta Sinjali/

Asnjë koment

Comments are closed.