21-11-2024

Prizren: 56 anëtarë të rinj i bashkohen PDK-së

56 anëtarë të rinj i janë bashkuar sot PDK-së në Prizren, duke marrë librezat partiake, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Pjesë e ceremonisë në të cilën janë bërë aderimet, në mjedise të restorantit “Nafron” ishin edhe drejtuesit e këtij subjekti politik, kryetari Kadri Veseli dhe nënkryetari, përkatësisht kryetari i degës në Prizren, Shaqir Totaj.

Me këtë rast Veseli, ndër të tjera tha se këto aderime janë zgjim i shpresës dhe besimit për ndryshim dhe për zhvillim të mbarë të partisë që e drejton ai si dhe Kosovës në përgjithësi.

Në mesin e të anëtarësuarve ka sportistë, profesorë, doktorë shkence, etj.

Kryetari i degës së PDK-së, Shaqir Totaj, tha se PDK si gjenerator i ndryshimeve në vend është atraktive për profesionistë të lëmive të ndryshme që po na bashkohen që të fuqizojmë partinë si dhe të hartojmë ofertën më të mirë për qytetarët në zgjedhjet e ardhshme dhe në dobi të shtetit tonë, theksoi ai.

Aderuesve të rinj librezat u janë dorëzuar nga Veseli e Totaj.

Asnjë koment

Comments are closed.