Gjatë pesë ditëve të fundit në spitalin “Prim.Dr.Daut Mustafa”, në Prizren kanë ardhur në jetë 58 foshnje, transmeton Gazeta e Prizrenit.
Mbështetur në shënimet e maternitetit del se numri më i madh i të porsalindurve është i gjinisë mashkullore, apo 30 sosh, pra dy më shumë se sa vajza.
Njëra nga lindjet ka qenë gemellare (binjakë), të gjinisë mashkullore.
Derisa mund të sigurojmë shënime për rastet e lindjeve, në Komunën e Prizrenit mungojnë shënimet zyrtare për rastet e vdekjeve gjatë një dite apo jave, si dhe largimet apo lëvizjet e qytetarëve /GazetaePrizrenit.net/