20-04-2024

Prizren: 58 të porsalindur

Gjatë pesë ditëve të fundit në spitalin  “Prim.Dr.Daut Mustafa”, në Prizren kanë ardhur në jetë 58 foshnje, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Mbështetur në shënimet e maternitetit del se numri më i madh i të porsalindurve është i gjinisë mashkullore, apo 30 sosh, pra dy më shumë se sa vajza.

Njëra nga lindjet ka qenë gemellare (binjakë), të gjinisë mashkullore.

Derisa mund të sigurojmë shënime për rastet e lindjeve, në Komunën e Prizrenit mungojnë shënimet zyrtare për rastet e vdekjeve gjatë një dite apo jave, si dhe largimet apo lëvizjet e qytetarëve /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.