20-04-2024

Prizren: 67 refugjatë u arrestuan në pikëkalim kufitar (VIDEO

Policia Kufitare e Kosovës, në bashkëpunim me atë të Shqipërisë kanë identifikuar të dielën një grup refugjatësh të cilët nëpërmes rrugëve ilegale po tentonin të hyjnë në territorin e Kosovës.

Rasti ka ndodhur sot rreth orës 16:50 në pikën kufitare në Vërmicë.

Sipas njoftimit, Policia ka pranuar informacionin se në vijën e gjelbër të pjsesës së Republikës së SHqipërisë, në drejtim të Kosovës janë vërejtur dhjetëra refugjatë.

“Me të pranuar informacionin menjëherë në bashkëpunim dhe bashkëveprim me Policinë homologe shqiptare është hartuar një  plan taktik për parandalimin e tyre që mos të lejohen të hyjnë  në territorin e Kosovës”, njofton Policia.

“Sipas informacioneve patrullat homologe të Policisë së Shqipërisë, deri më tani kanë ndaluar 67 shtetas të huaj (refugjat) ilegal dhe janë duke u marrë me trajtimin e tyre”, thuhet tutje në njoftim.

Sipas tyre autoritetet policore kufitare janë duke bashkëpunuar ngusht në zbulimin e mundshëm të ndonjë personi/personave të cilët mund të kenë qenë duke i kontrabanduar viktimat në fjalë.

Ndërkohë, policia ende nuk ka bërë të ditur nacionalitetin e tyre.

Asnjë koment

Comments are closed.