03-12-2022

Muzika ruse ndalohet në Ukrainë

Ukraina ka miratuar projektligjin i cili ndalon në ambiente publike muzikën e artistëve që kanë nënshtetësi ruse.

Sipas projektligjit, produkti muzikor i shtetit agresor mund të ndikojë në ndjenjën separatiste në popullatë.

Përjashtime do të bëhen vetëm për artistët që kanë dënuar publikisht pushtimin rus të Ukrainës. Shërbimi sekret (SBU) do të hartojë një listë të veçantë përjashtimesh.

Paralelisht, importi dhe shpërndarja e librave dhe produkteve të tjera të shtypura nga Rusia, Bjellorusia dhe territoret e pushtuara nga Rusia është ndaluar. Librat nga Rusia i janë nënshtruar censurës që nga viti 2016.

Asnjë koment

Comments are closed.