27-07-2024

Rama: Hashimin e kam si vëlla, e takova në Hagë se më kishte marrë malli

Gjatë vizitës së tij në Kosovë, ku ditën e hënë do të mbahet mbledhja e përbashkët e dy qeverive, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zhvilluar edhe një vizitë në familjen e ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Teksa u takua me familjarët e ish-presidentit të Kosovës, i cili ndodhet në paraburgim në Hagë, u shpreh i lumtur që e vizitoi Hashim Thaçit në Hagë, madje e konsideroi atë si vëlla.

“Hashimi ishte shumë mirë, si me shëndet, por edhe me humor. Te formulari para se të futesha, shkrova: Do ta takojë se më ka marrë malli. E kam si vëlla Hashimin”, u shpreh Rama.

Më herët, kryeministri Rama inspektoi punimet në 2 sipërmarrje në Kosovë. Gjatë inspektimit në një fabrikë mielli, Rama dha lajmin se tarifat doganore të Shqipërisë me Kosovën do të hiqen, duke filluar me ato bujqësore.

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.