Prizren: A ishte strategjia më e mirë që komplet stafi mjekësorë të angazhohet njëkohësisht kundër Covid-19?
Që nga përhapja e epidemisë së koronavirusit në Prizren, tashmë janë regjistruar dy të vdekur. Referuar shënimeve, në këtë komunë janë 54 raste të identifikuara.
Një 70-vjeçare nga Korisha dhe një zyrtar 53-vjeçar i doganës, të infektuar nga Covid-19 janë viktimat e para, si pasojë e pandemisë, që ka goditur globin.
Prej gati dy javësh, Prizreni është shpallur zonë karantine, derisa vatër e përhapjes është shpallur fshati SKorobisht. Fshati tjetër i afërt me qytetin Korisha, ishte vendbanimi i parë i shpallur karantinë në këtë pjesë.
Nga dita në ditë raportohen raste të reja, sikurse dy ditët e fundit edhe 15 të tjera. Më të rrezikuarit në këtë rast, padyshim që janë mjekët dhe infermierët, të cilët janë në ballë të frontit kundër virusit. Falë punës së tyre disa persona tashmë janë shëruar.
Për fat të keq doli se shumica nga të infektuarit e konfirmuar së fundi, janë punonjës nga Spitali Regjional i Prizrenit, të cilët janë pasojë e kontakteve.
Përkundër suksesit të deritashëm të personelit, por duke parë edhe situatën dhe rrezikun, se mbase edhe mund të ketë raste të reja të të infektuarve nga personeli mjekësorë, shtrohet pyetja: A thua do të jetë më i pranueshmi organizmi i deritashëm?
A ka nevojë që në këtë fazë të punojnë të gjithë njëkohësisht.
E tërë kjo shtrohet për të ruajtur personelin shëndetësor, në fazën vendimtare apo të pikut të epidemisë, që mbase sipas mjekëve pritet të vie, në vazhdim.
Pra, a thua ky lloj organizimi shëndetësorë do të ishte më i miri në këtë situatë, duke krijuar mundësinë e sëmurjes së një numri të madh të punëtorëve shëndetësorë.
Në mënyrë që rreziku të minimizohej, dhe që shkaku i ekspozimit në detyrë, të preket një numër i madh i mjekëve njëkohësisht, atëherë a thua do të ishte më mirë, që të bëhej një organizim tjetër, duke vënë në shërbim vetëm një pjesë të personelit, e duke mbajtur rezervë pjesën tjetër? /GazetaePrizrenit.net