25-04-2024

‘Protesta’ e Jasharit: Rrnoftë UÇK

Pas thirrjes së bërë për të marshuar në hapësirat jashtë shtëpisë, në nder të të gjithë luftëtarëve dhe të rënëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka publikuar një video në rrjetin e tij social ku shihen dy luftëtarëve të UÇK’së, Adem Jashari dhe Hamëz Jashari, transmeton Gazeta Metro.

Bekim Jashari, pasardhës i këtyre figurave legjendare, komandantë të UÇK’së, ka kujtuar familjarët e tij me anë të publikimit të transmetimin të televizionit publik lidhur me luftën e pastër dhe të fortë që kanë bërë dy luftëtarët legjendarë.

“Rrnoftë Ushtria Çlirimtare e Kosovës!
Lavdi të gjithë dëshmorëve!”, ka shkruar Bekim Jashari.

Kjo thirrje për të marshuar në emër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka ardhur menjëherë pas deklaratave skandaloze të këshilltarit të kryeministrit Albin kurti, Shkelzen Gashi, i cili ka bërë thirrje që të dënohen të gjithë pjesëtarët e UÇK’së që sipas tij kanë bërë krime lufte./gazetametro.net

Asnjë koment

Comments are closed.