24-11-2024

Abrashi: Vetëvendosje parasheh masa deri te përjashtimi nga lista për kuvendarët “tyxharë”

Drejtues të Vetëvendosjes në Prizren, që përbën partinë më të madhe opozitare në Kuvendin Komunal, janë shprehur kundër qëndrimit të asamblistëve, të cilët votojnë sipas interesave personale, dukuri që siç është parë po shkon drejt normalizimit, raporton sot Gazeta e Prizrenit.

Ai ka paralajmëruar masa në raste të tilla.

Mbledhja e fundit e KK-së javën që shkoi, dëshmoi për gjendjen reale sa i përket forcës politike, dhe mungesës së numrave të nevojshëm të qeverisjes së Shaqir Totajt. Dështimi i seancës për shkak të mosvotimit të rendit të ditës, tregoi një situatë reale, kur anëtarët e Kuvendit të mos bëhen pjesë e zinxhirit votues, pavarësisht nevojës së pushtetit.

Por, sa është e qëndrueshme kjo? A do të përsëritet dukuria që pushteti t’i sigurojë votat, përmes  joshjes personale të kuvendarëve të partive tjera, madje edhe me aso që kanë të bëjnë me punësime të tyre apo familjarëve, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Artan Abrashi, kryetar i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, tha për se ndër masat e parapara është mospërfshirja e tyre në listën e ardhshme zgjedhore të VV-së.

“Dalja nga qëndrimi zyrtar për motive apo interesa personale, konform rregulloreve të brendshme do të rezultojë në marrjen e masave disiplinore, deri në mospërfshirje në listën e ardhshme zgjedhore të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prizren”, tha ai për portalin “Gazeta e Prizrenit”.

Lexo edhe:

A duhet Vetëvendosje, LDK e AAK në Prizren të distancohen nga kuvendarët “tyxharë”?!

Asnjë koment

Comments are closed.