07-05-2024

Sveçla bashkë me dy deputetë dalin pasa gjykatës, mungon deputetja Drita Millaku, seanca shtyhet

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe deputetët e tjerë të Vetëvendosjes Fitore Pacolli-Dalipi dhe Salih Zyba po akuzohen se në mars të 2018-ës kishin ndezur gaz lotsjellës, me ç‘rast kishin pamundësuar mbajtjen e seancës plenare në Kuvendin e Kosovës.

Ata sot janë parë në objektin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, transmeton IndeksOnline.

Por, seanca u shty për shkak të mungesës së deputetës Drita Millaku e cila për arsye shëndetësore ndodhet në Slloveni.

Ministri Sveçla dhe tre deputetët nga radhët e LVV-së, Millaku, Zyba dhe Pacolli-Dalipi po akuzohen se më 21 mars 2018, rreth orës 12:10 e deri në orën 15:40, kanë ndezur disa bombola të gazit lotsjellës, të cilat i kishin hedhur brenda sallës së Kuvendit të Kosovës, ku po mbahej seanca plenare e si rrjedhojë e kësaj, të gjithë deputetët ishin detyruar ta lironin sallën e Kuvendit.

Asnjë koment

Comments are closed.