Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëzetegjashtë (26) aktakuza kundër tridhjetegjashtë (36) personave, për vepra të ndryshme penale, transmeton Gazeta e Prizrenit.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë tetë (8) persona, si dhe janë bërë gjashtë (6) kërkesa për caktimin e paraburgimit të gjashtë (6) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Lexo edhe:
Kuvendari Quni: Fëmijët e ish-UDBASH-ëve po privilegjohen në institucionet e Prizrenit
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, si dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person. Po ashtu ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).