25-11-2024

Prizren: Aktakuzë për mashtrim përmes postës private

Zyra për informim e Prokurorisë Themelore në Prizren, njofton se Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet A.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Mashtrimi” .

Sipas aktakuzës, i pandehuri A.K., me datë 03.02.2020 rreth orës 12:00, përmes postës private, me anë të paraqitjes së rreme të fakteve apo duke fshehur faktet, dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për veten dhe për t’i shkaktuar dëm material personit tjetër, e mashtron apo vazhdon lajthimin e personit tjetër, dhe me këtë e nxit të dëmtuarin A.K., që të kryejë veprime në dëm të pasurisë së tij.

I pandehuri A.K., duke qenë pronar i kompanisë on-line, reklamon produkte përmes rrjetit social “Instagram”, ku përmes kësaj faqeje i dëmtuari me datë 01.02.2020 bënë porosi 6 (gjashtë) palë pantollona, të cilën porosi e pranon me datë 03.02.2020.

Pas pranimit të mallit i dëmtuari A.K., vëren se porosia nuk ishte e njëjta, por ai në vend të pantollonave kishte pranuar disa bluza të vjetra, për të cilat e njofton të pandehurin, mirëpo, i njëjti edhe përkundër që i premton se do t’ia kthente porosinë brenda 24h një gjë të tillë nuk e bënë dhe i shmanget duke mos i treguar emrin e as adresën, e po ashtu nuk i përgjigjet as në rrjetin social dhe as në numrin e telefonit, me ç’rast të dëmtuarit i shkakton dëm material në vlerë prej 78 euro.

Me këto veprime, i pandehuri A.K., ka përmbushur elementet e veprës penale “Mashtrimi” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i akuzuari të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit, për veprën penale e cilat i vihet në barrë, thuhet në fund të këtij njoftimi.

Asnjë koment

Comments are closed.