25-04-2024

Prizren: Arrestohen dy gra për vjedhje

Dy gra janë arrestuar në drekë nga policia në Prizren, pas një njoftimi nga një qendër tregtare në rrugën “Edit Durham”.

Sipas raporteve hetimore të policisë, thuhet se dy gra janë ndaluar nga përgjegjësit e sigurimit pasi derisa po dilnin nga objekti ishte aktivizuar alarmi.

Gjatë kontrollit tek ato janë gjetur një palë darë dhe gërshërë. Po ashtu është bërë e
ditur se të njëjtat kishin përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme rroba në
vlerë prej 90 eurosh.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, të dyshuarat janë ndalur nën masën e arrestit.

Asnjë koment

Comments are closed.