10-12-2024

Prizren: AAK e vlerëson qeverisjen lokale si “pushtet të muskujve”

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në opozitë, kritikon pushtetarët lokal.  Në një komunikatë thuhet se pushteti po sillet duke menduar që Prizreni ka filluar me ta dhe kështu do të mbarojë. “Jo të nderuar,  e keni të gabuar qasjen. Duke mos e pasur asnjë argument për ta arsyetuar punën tuaj merreni akoma me të kaluarën. Për atë ka kush flet. Ka folur edhe sovrani e ju po bëni sehir”, thuhet në komunikatë.

 

Më tej thuhet se arroganca e fryrë në numra nuk është mirë të jetë prioriteti i kësaj qeverisje, pasi nuk i bëjnë nder vetëm numrat. “Nder do t’u bëj politikbërja konstruktive dhe shërbyese ndaj qytetarëve . Në vendin ku jeni ulur sot po sodisni pa bërë asgjë prej gjëje, nuk do jeni nesër. E çfarë do ti thoni qytetarëve ? Ku do e gjen fajin fajtorin për mospunën dhe neglizhencën tuaj?

 

AAK ia kujton pushtetarëve  të mos mendojnë se pushtetin do ta kenë të përjetshëm sepse falë Zotit, demokracia nuk e lejon një gjë të tillë.  Në reagim, thuhet se në demokraci populli i dënon sehirxhinjtë!  “Thirrni mendjes, arsyes dhe punoni në respekt të votës që e keni marr. Rivalitetin politik mos e shikoni si armiqësi personale, por si kritikë konstruktive për t’u kthyer në rrugë të mbarë në shërbim të qytetarit, sepse aty jeni vetëm për ta shërbyer qytetarin” .

 

Në fund të komunikatës së AAK-së thuhet:  Ju “pushtetar të muskujve” një ditë nuk do jeni aty ku jeni sot sepse pushtetet ndërrohen për të mirë. Për qytetarët, instalimi i qeverisjes bolshevike të vitit 2007 nuk është ndryshim , është kthim 10 vjeçar, pas, pasi ata që ishin në pushtet në vitin 2007 -2009 nuk ikën nga pushteti për parime, po ikën për interesa personale, po po, ikën për interesa puro personale dhe u rikthyen sot me të njëjtën qasje të plotësimit të interesave personale duke e zhvatur qytetarin . “Duke e parë të kaluarën e tyre ata vetë janë dëshmitar se heshturazi apo në mënyrë indirekte kanë pasur interesin personal në secilin pushtet. Qytetari po ju vëzhgon”.

Asnjë koment

Comments are closed.