08-09-2024

Prizren: Arrestohen dy persona të kërkuar nga gjykata, dërgohen në burg

Dy persona nga Prizreni, të cilët po kërkoheshin  nga organet e drejtësisë janë arrestuar nga Policia, raporton Gazeta e Prizrenit.

Sipas raportit të Policisë arrestimet janë bërë dje në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, në dy lokacione të ndara në Prizren

Nuk jepen detaje se për çfarë vepre ishin dënuar të arrestuarit, por njoftohet se ata janë dërguar në vuajtje të dënimit në burg.

Njoftimi nga PK:

  • Rr. Papa Gjon Pali II, Prizren. 25.09.2023 – 10:50. Në bazë të urdhëresave të gjykatës është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
  • Rr. William Wallker, Prizren. 25.09.2023 – 17:40. Në bazë të urdhëresës së gjykatës është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Asnjë koment

Comments are closed.