07-05-2024

Prizren: Arrestohen dy persona të kërkuar nga gjykata, dërgohen në burg

Dy persona nga rajoni i Prizrenit, të cilët po kërkoheshin  nga organet e drejtësisë janë arrestuar nga Policia, raporton Gazeta e Prizrenit.

Sipas raportit të Policisë arrestimet janë bërë dje në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, në dy lokacione të ndara, përkatësisht në Prizren dhe në fshatin Grejkoc të Suharekës.

Nuk jepen detaje se për çfarë vepre ishin dënuar të arrestuarit, por njoftohet se ata janë dërguar në vuajtje të dënimit në burg.

2Nga raportet e Policisë,  del se kohët e fundit janë shtuar rastet e arrestimit të personave, ndaj të cilëve ka urdhëresa nga gjykata. /GazetaePrizrenit. net/

Asnjë koment

Comments are closed.