Prizren: Arrestohen dy persona të kërkuar nga gjykata dërgohen në burg

Dy persona, të cilët kërkoheshin nga organet e drejtësisë janë arrestuar Prizren.

Arrestimi është bërë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, raporton Gazeta e Prizrenit.

Në raportin e Policisë, nuk jepen detaje se për çfarë vepre ishte dënuar, por njoftohet se ai është dërguar në vuajtje të dënimit.

Nga raportet e Policisë,  del se kohët e fundit janë shtuar rastet e arrestimit të personave, ndaj të cilëve ka urdhëresa nga gjykata.

Raporti nga PK.

Fsh. Hoqë e Madhe, Prizren, 20.01.2023 – 11:30. Në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prizren është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajte të dënimit.

PKK. Vermicë 20.01.2023-19:55. Në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prizren është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajte të dënimit.

/GazetaePrizrenit. net/