20-03-2025

Prizren: Arrestohen dy të dyshuar për armëmbajtje pa leje e përdorim të armës

Sektori i hetimeve në Stacionin Policor në Prizren, pas një pune operative hetimore ka arritur që të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarit L.B. (viti i lindjes 2003) dhe F.K. (viti i lindjes 2001).

Referuar njoftimit, arrestimi i tyre është bërë pasi që janë gjetur prova të mjaftueshme se dy të dyshuarit me datën 15.03.2025, rrugën “Brigada 126” në Prizren kanë gjuajt me ar;më zjarr dhe të njëjtit kanë ka;nosur dy viktimat meshkuj kosovarë.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar: dy pistoleta (dyshohet të jenë me gas) dhe një gra;natë dore që është tërhequr nga njësiti i EOD-së.

Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndalur në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tyre do të ngritët kallëzim penal për veprat penale ‘Ka;nosje”, “Armëmbajtje pa leje “ dhe” Përdorim i armës”.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Asnjë koment

Comments are closed.