17-05-2024

Prizren: Arrestohen dy vëllezër pasi u rrahën mes vete

Dy vëllezër janë arrestuar në Prizren, meqenëse pas një zënke të çastit janë rrahur mes veti.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur një ditë më parë. Zënka kishte filluar pasi njëri nga të dyshuarit e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e vëllait të tij.

Dy vëllezërit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në qendrën e mbajtjes.

Në raportin policor nuk konkretizohet se në cilën rrugë ka ndodhur rasti./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.