13-12-2024

Prizren: Arrestohen të dyshuarit për therjen me thikë të 29-vjeçarit

Një rast i tentim vrasjes ndodhi mbrëmjen e të premtes, në rrugën “Tranziti i Ri” në Prizren, ku një person u sulmua me thikë. Dy të dyshuarit që ndodheshin në arrati, tashmë ndodhen në ndalim policor.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se Policia ka siguruar prezencën e dy të dyshuarve, H. dhe R. Z. babë e bir) dhe të njëjtit janë ndaluar.

Ndaj tyre, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar dorëzimin e kallëzimit penal, teksa janë siguruar edhe pamje nga kamerat e sigurisë.

Sipas informacioneve të para, incidenti ka ndodhur pas një konflikti verbal mes dy palëve, që eskaloi në përdorimin e mjeteve të mprehta.

Viktima siç mëson Sinjali është një 29-vjeçar, i cili ka pësuar plagë është dërguar në Spitalin e Prizrenit për trajtim mjekësor.

Motivi i rastit sipas të njëjtave burime dyshohet se lidhet me rregullimin e një automjeti.

Lidhur me rastin, është vënë në dijeni dhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Prizren.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Asnjë koment

Comments are closed.