19-04-2024

Prizren: Arrestohen tre persona, u gjenden armë e drogë

Tre persona janë arrestuar mbrëmë në rrugën “Aziz Kelmendi” në Prizren nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “Posedim i narkotikëve” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Sipas policisë, të dyshaurve u janë gjetur armë, substancë narkotike dhe armë.

Raporti i policisë:

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që gjatë kontrollit në trup dhe në automjetin e tyre janë gjetur dhe sekuestruar: dy pistoleta me tre copë fishkë, 8.9 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, një thikë, një shufër, një boks metali, një pako rizlla dhe disa qese najloni. Pas intervistimit, njëri prej tyre është dërguar në mbajtje kurse dy të tjerët janë liruar. Rasti po vazhdon të hetohet. ”, thuhet në njoftimin e PK-së./GazetaePrizrenit

 

Asnjë koment

Comments are closed.