19-04-2024

Rexhbeçaj me Koelnin me fitore të madhe

Mesfushori Elvis Rexhbeçaj ka kompletuar ndeshjen te Koelni që shënoi fitore të madhe të martën mbrëma në Bundesligë.

Në kuadër të xhiros së 30-të, Koelni fitoi 2:1 në shtëpi ndaj RB Leipzigut.

Koelni është i parafundit me 26 pikë sa i ka edhe Hertha Berlini në vendin e 16-të.

Koelni po lufton për mbetje në elitë dhe pikët e së martës mund të jenë jetike.

RB Leipzigu është i dyti me 61 pikë.

Asnjë koment

Comments are closed.