23-11-2024

Prizren: Arrestohet një ditë pasi u shpall në kërkim publik nga policia

Është arrestuar Etrit Ç., i shpallur të enjten në kërkim policor nën dyshimin për kërcënimin e bashkëshortes së prokurorit Petrit Kryeziu.

I dyshuari është shpallur të enjten në kërkim nga Policia e Kosovës, e cila ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e tij.

Njoftimi i policisë:

Policia e Kosovës, Drejtoria rajonale e Policisë në Prizren, me datën 04.01.2024 bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar me autorizim të Prokurorisë Themelore Prizren, me qëllim lokalizimin  ka lëshuar: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Me datën 05.01.2024, hetues policor nga stacioni policor në Prizren përmes rrugëve operative dhe falë bashkëpunimit me media dhe qytetarë ka arritur që të lokalizoj dhe arrestoj të dyshuarin. Ne lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka udhëzuar qe i njëjti t ndalohet për 48 orë.

Me këtë rast Drejtoria rajonale e Policisë Prizren falënderon mediat dhe qytetarët për bashkëpunim.

Asnjë koment

Comments are closed.