26-04-2024

Prizren: Arrestohet një femër e kërkuar nga gjykata, dërgohet në burg

Një femër që kërkohej nga organet e drejtësisë është arrestuar nga Policia në Prizren.

Sipas raportit të Policisë arrestimi është bërë dje në Prizren, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, raporton Gazeta e Prizrenit.

Nuk jepen detaje se për çfarë vepre ishte dënuar, por njoftohet se ajo është dërguar në vuajtje të dënimit në burg.

Nga raportet e Policisë,  del se kohët e fundit janë shtuar rastet e arrestimit të personave, ndaj të cilëve ka urdhëresa nga gjykata. /GazetaePrizrenit. net/

Asnjë koment

Comments are closed.