27-07-2024

Prizren: Arrestohet një person, i gjendet kokainë

Në Prizren, në rrugën “Edit Durham”, mbreme rreth orës 22:30 është arrestuar një person. 

Policia njoftoi se  gjatë kontrollit të veturës dhe shtëpisë së të dyshuarit ka gjetur dhe sekuestuar substancë të llojit “kokainë”, në sasi prej 5.46 gramë.

“Janë gjetur edhe tri armë të gjata, 16 fishekë, një peshore elektrike dhe një telefon mobil. Rasti po hetohet si “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve”, njofton raporti 24 orësh i policisë. / Gazeta e Prizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.