27-04-2024

Prizren: Arrestohet një person i kërkuar nga gjykata

Një person i kërkuar nga organet e drejtësisë është arrestuar në rrugën “Aziz Kelmendi” në Prizren.

Sipas policisë, ai është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Prishtinës, raporton Gazeta e Prizrenit.

Arrestimi është bërë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Pejë, por nuk jepen detaje se për çfarë vepre ishte dënuar.

/GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.