Një person i kërkuar nga organet e drejtësisë është arrestuar në rrugën “William Woker” në Prizren.
Sipas policisë, ai është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës, raporton Gazeta e Prizrenit.
Arrestimi është bërë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, por nuk jepen detaje se për cfarë vepre ishte dënuar.