Prizren: Arrestohet një person i kërkuar nga gjykata, dërgohet në burg

Një person i kërkuar nga organet e drejtësisë është arrestuar në rrugën “William Woker” në Prizren.

Sipas policisë, ai është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës, raporton Gazeta e Prizrenit.

Arrestimi është bërë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, por nuk jepen detaje se për cfarë vepre ishte dënuar.