23-10-2024

Prizren: Arrestohet një person i kërkuar për “Kontrabandë me emigrant”, ishte dënuar me 18 muaj burg

Ekipi i zyrës ndërlidhëse me gjykata nga Stacioni Policor Prizren, pas disa veprimeve operativo- hetimore, kanë arrite që ta lokalizojnë dhe ta arrestojnë një person të kërkuar ( K. E. 38 vjeç , Shtetas i Republikës së Kosovës), i kërkuar nga gjykata themelore në Prizren , i dënuar me 18 muaj burg efektiv për veprën penale “ Kontrabandë me emigrant “.

I njëjti, pasi që janë kryer veprimet procedurale, është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun në Prishtinë- (Hajvali)./ Gazeta e Prizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.