26-04-2024

Prizren: Arrestohet një person që posedonte sasi të vogël droge

Një person është arrestuar në Prizren pasi tek ai policia ka gjetur dhe konfiskuar një sasi të vogël droge.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Janina” të Prizrenit. Sipas policisë kjo ka ndodhur dje derisa është ndalur një automjet me tabela vendore, ndërsa vozitësit gjatë legjitimimit dhe kontrollimit i është gjetur një qese  e vogël me substancë të dyshuar narkotike e llojit “Marihuanë”, në peshë 2.60 gr.

I dyshuari pas arrestimit dhe intervistimit me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes.

Mbështetur në raportet policore, del se kohët e fundit janë shtuar rastet e gjetjes dhe të konfiskimit të qeseve të marihuanës në Prizren. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.