Një person i kërkuar është arrestuar në Prizren, pasi Gjykata Themelore ka lëshuar fletëarrest ndaj tij.
“Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren, është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës”, njofton Policia e Kosovës.