06-05-2024

Paraburgim tre zyrtarëve policorë

Gjykata Themelore e Prishtinës u ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji dy hetuesve policorë dhe një rreshteri të Departamentit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare.

Kumunikata e plotë të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rëndaka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehuritL.O për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit nga neni 414 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPK-së dhe Marrja e ryshfetit nga neni 421 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPK-së, të pandehurit L.M për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit nga neni 414 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPK-së, Marrja e ryshfetit nga neni 421 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, nga neni 336 par.1 të KPRK-sëdhe kundër të pandehurit D.H për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale Dhënia e ryshfetit nga neni 422 të KPRK-së.

Gjykata ka marrë aktvendim dhetë pandehurve  L.O, L.M dhe D.H ju ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji për secilin veç e veç, duke filluar prej datës 05.02.2020 deri me datë 05.03.2020.

Gjykata ka konstatuar se masa e paraburgimit është caktuar pasi qëekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjenden të pandehurit në liri mund të fshihen, të arratisen me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale dhe mund të jenë të paarritshëm për organet e ndjekjes.

Asnjë koment

Comments are closed.