24-11-2024

Prizren: Arrestohet një personi i kërkuar nga gjykata, dërgohet në burg

Në Prizren është arrestuar i dënuari G.K., 34 vjeçar, m/sh/k, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Prizren kishte lëshuar Urdhëresat, Ai ishte i kërkuar me urdhëresë gjyqësore nga Gjykata Themelore ne Prizren, për veprën penale ‘Detyrim’’, “Mashtrimi “ si dhe raste tjera, përcjell Gazeta e Prizrenit.

Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresave të gjykatës, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në kohë zgjatje prej 196 ditë burgim.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave.

Lexo edhe: 

Çka tregoi në praktikë proklamata “Menaxher me diplomë nga Obama” në Prizren? – 1

Asnjë koment

Comments are closed.