03-05-2024

Prizren: Arrestohet pas 19 vjetësh një i dyshuar për rrëmbim

Një person, që dyshohet për një rrëmbim që ka kryer para 19 vjetësh në Prizren është arrestuar nga policia në pikën kufitare në Merdarë, transmeton Gazeta e Prizrenit

Referuar raportit kujdestar të policisë, nuk njoftohet se për cfarë rasti bëhet fjalë, por është bërë e ditur se rasti ka ndodhur para 19 vitesh, më 11 janar të vitit 2001.

Lexo Edhe:

Drejtoria e Arsimit në Prizren shpenzon mbi 500 euro për pica e somune (dok)

“Rrëmbim/Prizren (NN) 11.01.2001 – NN. Lidhur me rastin, në bazë të urdhëresës, me 24.10.2020  në Pike Kalimin Kufitar (PKK)-Merdare, është arrestuar i dyshuari mashkull /Kos., dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Mbështetur në raportet e Policisë, herë pas here në pikëkalimet kufitare janë arrestuar persona të kërkuar nga organet e drejtësisë, përfshirë edhe ata nga Interpoli./GazetaePrizrenit.net

Lexo edhe:

Prokuroria nis hetimet për tre drejtorë të Komunës së Prizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.