03-05-2024

Vjedhje në Rahovec

Një rast i vjedhjes ka ndodhur në Rahovec, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Sipas policisë, rasti ndodhi në një lokal në rrugën “ Xhelal Hajda”, rreth orës 02:00 të natës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që i njëjti me forcë ka depërtuar në lokalin e viktimës mashkull K/Shqiptar dhe ka vjedhur një arkë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.