24-11-2024

Prizren: Arrestohet për mashtrim mjeku, i mori viktimës rreth 10 mijë euro për t’ia punësuar vajzën në spital

Sektori Rajonal i Hetimeve i Drejtorisë Rajonal të Prizrenit ka qenë duke mbledhur prova dhe dëshmi lidhur për një rast “Mashtrimi” të raportuar me datë 01.09.2022.

Pas një pune operativo-hetimore disa mujore, duke i zbatuar masat e fshehta dhe teknike të vëzhgimit dhe hetimit, me datën 08.02.2023, rreth orës 13:00, hetuesit kanë arrestuar një të dyshuar (E.L. 35 vjeç, mjekë), për shkak të dyshimit të arsyeshëm se me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, duke filluar nga muaji prill i vitit 2021, duke i premtuar viktimës se do i ndihmonte në punësimin e anëtarit të familjes (vajzën) në Spitalin Rajonal në Prizren, arrin që ta bind viktimën që t’ia jep fillimisht 4.000 Euro dhe në vazhdimësi duke i marrë edhe shuma të tjera, vlera e të cilave arrin në total rreth 10000 (dhjet mijë) Euro.

Pas arrestimit, në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe në bazë të urdhrit verbal të lëshuar nga gjyqtari i procedurës paraprake është bërë kontrollimi i shtëpisë dhe objekteve tjera përcjellëse të dyshuarit.

Gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve tjera përcjellëse nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

I dyshuari është intervistuar nga hetuesit rajonal dhe me vendim të Prokurorit të shtetit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve. Rasti është nën hetime./IO

Lexo edhe:

Prizren: Një i arrestuar, dyshohet se mashtroi një person në Korishë për punësimin e familjarit në spital

Asnjë koment

Comments are closed.