26-04-2024

Prizren: Një i arrestuar, dyshohet se mashtroi një person në Korishë për punësimin e familjarit në spital

Një person është arrestuar për mashtrim, për shkak se i kishte premtuar një personi në fshatin Korishë të Prizrenit punësimin e familjarit në spital, raporton Gazeta e Prizrenit.

 Referuar raportit të Policisë, i dyshuari i kishte bërë premtim kundrejt përfitimit në mënyrë të kundërligjshme, duke i kërkuar viktimës punësimin e të vëllait, kundrejt një shume parash.

“Fsh. Korishë, Prizren. Më 08.02.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar me dyshimin se i njëjti me qëllim të përfitimit personal në mënyrë të kundërligjshme duke i premtuar viktimës se do ta punësojë një anëtarë të familjes në spital i ka marr një shumë parash” thuhet në raportin 24 orësh të PK-së, transmeton Gazeta e Prizrenit.

“Burimet nga Prokuroria të Gazetë Sinjali, ndërkaq kanë njoftuar se fjala është për personin me inicialet E.L., që po dyshohet se ka përfituar mijëra euro, të cilat i ka marrë disa herë në shuma të ndryshme, derisa viktima e kishte raportuar rastin në Polici qysh në muajin shtator, pasi kishte dyshuar se po mashtrohet nga i dyshuari të cilit ia ka dhënë paratë në disa pjesë që nga muaji prill i vitit 2021.

Me  urdhëresë të Gjyqtarit të procedurës paraprake, Policia ka kryer edhe kontroll në shtëpinë e të dyshuarit, ndërsa me vendim të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

/Gazeta e Prizrenit/

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.