08-05-2024

Vëllai raporton në Polici ish të dashurin e motrës: Nuk e lë të fejohet  

Një rast i kanosjes ka ndodhur  në Rahovec.

Vëllai ka raportuar dje ish të dashurin e motrës në Polici, për arsye se i njëjti ka penguar fejesën e motrës së tij.

“Rahovec 08.02.2023 – 12:10.  Ankuesi mashkull  kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull  kosovar i cili kohë më parë kishte qenë në lidhje dashurie me motrën e tij, është duke e kanosur në vazhdimësi dhe është duke e penguar në procesin e fejesës së motrës së tij. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë./IO

Asnjë koment

Comments are closed.