25-04-2024

Vendimi i ministrisë për çmimin tavan të derivateve, naftëtarët thërrasin takim urgjent!

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), gjatë ditës së mërkurë ka marrë vendim që t’i caktojë çmimet e naftës.

Sipas vendimit të marrë nga ministrja Rozeta Hajdari, marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me shumicë është dy (2) eurocentë për litër, kurse marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me pakicë është dymbëdhjetë (12) eurocentë për litër.

Pas këtij vendimi, naftëtarët kanë thirrur një takim urgjent.

“Ftoheni që të merrni pjesë në takimin, i cili mbahet 09.02.2023 në ora 13:30. Në zyrët e OEK-ut, arsyeja e takimit vendimi i MTI-së”, thuhet në ftesën që kryetari i naftëtarëve, Fadil Berjani u ka dërguar anëtarëve të shoqatës./Indeksonline/

Asnjë koment

Comments are closed.