Një person është arrestuar dje në Prizren, pasi dyshohet për disa raste të vjedhjeve nëpër vetura.
I dyshuari është shtetas i Shqipërisë.
Sipas policisë, gjatë kontrollit, të dyshuarit i janë gjetur disa gjësende të vjedhura, si dhe një kaçavidë dhe dorëza, të cilat dyshohet t’i ketë përdorur për vjedhje.
Të gjitha gjësendet janë konfiskuar.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje” thuhet në njoftimin e policisë.