20-04-2024

Prizren: Arrestohet shtetasi i Shqipërisë, vidhte gjësende nëpër vetura

Një person është arrestuar dje në Prizren, pasi dyshohet për disa raste të vjedhjeve nëpër vetura.

I dyshuari është shtetas i Shqipërisë.

Sipas policisë, gjatë kontrollit, të dyshuarit i janë gjetur disa gjësende të vjedhura, si dhe një kaçavidë dhe dorëza, të cilat dyshohet t’i ketë përdorur për vjedhje.

Të gjitha gjësendet janë konfiskuar.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari është  dërguar në mbajtje” thuhet në njoftimin e policisë.

Asnjë koment

Comments are closed.