Prizren: Arrestohet tetë persona për skema piramidale e bixhoz të paligjshëm
Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prizren, në kuadër të Policisë së Kosovës, ka zbatuar Urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prizren për urdhër-kontroll në trembëdhjetë (13) lokacione, lidhur me dyshimet e bazuara për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” ka njoftuar Policia.
Gjatë këtij operacioni janë arrestuar tetë (8) persona të dyshuar, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.
Personat e dyshuar me iniciale janë:
- B. M., M/Sh/K i lindur më 1977
- F. K., ,M/Sh/K i lindur më 1998
- B. M., M/Sh/K i lindur më 1976
- F. H., M/Sh/K i lindur më 1976
- L. A., M/Sh/K i lindur më 1976
- A. K.,M/Sh/K i lindur më 1996
- A. B., M/Sh/K i lindur më 1983
- F. S., M /Sh/K i lindur më 1971
Gjatë kontrollit në tetë (8) lokacione janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi relevante:
-Pesë (5) shtëpiza të kompjuterit;
-Njëmbëdhjetë (11) telefona mobilë;
-Katërqind e tetëdhjetë e pesë (485) euro, dhe
-Tiketa të lojërave të fatit
Në lidhje me këtë operacion janë intervistuar personat e dyshuar, ndërsa për ecurinë e zbatimit të urdhër-kontrollit në vazhdimësi është informuar prokurori i Shtetit dhe me vendim të prokurorit shtatë (7) nga personat e arrestuar janë ndaluar për 48 orë.
“Në zbatim të urdhëresës kanë qenë të angazhuar zyrtarë policorë të njesive kompetente, të asistuar nga Drejtoria Rajonale e Prizrenit si dhe Njësia për Krime Kibernetike e Policisë së Kosovës”, thuhet nw ./GazetaePrizrenit.net
Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prizren do të vazhdojë me veprime hetimore në kompletim dhe referim të rastit në Prokurori, thuhet në njoftimin e PK-së.