08-09-2024

Prizren: Bashkimi prezanton katër transferime të reja

KB Bashkimi është shumë aktive në tregun e transferimeve.

Skuadra prizrenase vetëm gjatë ditës së sotme ka prezantuar katër transferime të reja, shkruan

M.J. Rhett, Mack Smith, Veton Gjecaj dhe Maliek White janë përforcimet e radhës të Bashkimit.

Mack Smith, një lojtar i pozitës guard, është 26 vjeçar dhe 1.88 cm i gjatë. Në sezonin e fundit me ekipin Euro Nickel në Maqedoni, Mack ka treguar performancë të shkëlqyer, duke arritur mesatarisht 17.3 pikë dhe 4.3 kërcime për ndeshje.

Veton Gjecaj, një talent 19-vjeçar nga Shkodra, i cili luan si small forward (pozita 3) dhe është 200 cm i gjatë.

Maliek White, i cili luan në pozitën e organizatorit dhe është i gjatë 1.90 cm.

Karriera e tij në Evropë ka nisur me ekipet Rustavi, Egis Kormend, Neptunas, dhe Sopron KC. Së fundmi, ai ishte pjesë e elitës së Hungarisë me ekipin Atomeromu, duke shënuar mesatarisht 14.7 pikë, 4.2 kërcime dhe 3.4 asistime për ndeshje./IndeksOnline/

Asnjë koment

Comments are closed.